Vinicius, Bellingham dhe Mbappe premtojnë rikthimin e lavdisë te Real Madridi
01 janar 2026
| 14:45
Real Madridi e nis vitin e ri duke ndjekur Barcelonën me katër pikë diferencë, pas një 2025 “të zbehtë” ku u renditën të dytët në La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.
Vinicius Junior dhe Jude Bellingham premtojnë trofe për tifozët: “Për 2026 kërkojmë shëndet, qetësi dhe shumë tituj për Madridin”, tha Vinicius, ndërsa Bellingham shtoi: “Tifozët e meritojnë. Duam tituj.”
Kylian Mbappe, ende pa fituar trofe madhor me klubin, u shpreh: “Shëndet, lumturi dhe tituj për të gjithë.”
Real Madridi nis vitin me presion të madh, duke kërkuar rikthimin në majën e futbollit spanjoll dhe europian.



