Nga Stambolli, Batatina konfirmon transferimin e radhës

01 janar 2026 | 15:13

Përmes një postimi në “Facebook”, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka njoftuar për transferimin e radhës.

Megjithatë, Batatina nuk ka dhënë detaje se për kë bëhet fjalë.

“Viti 2026 nga Stambolli i Turqisë po fillon me një ditë të mbarë dhe të furishme për skuadrën e Llapit. Konfirmimi për transferimin e radhës u kompletua me sukses, falë punës pa u ndalur së bashku me stafin tim profesional dhe menaxherë të mëdhenj nga Evropa. Vizita ime në Stamboll nuk ishte e rastësishme, por e planifikuar. Në ditët në vijim do të mësoni për lojtarin, klubin dhe detajet e transferimit. Besoj fuqishëm në punën time dhe në të ardhmen e futbollistëve. Forca Llapi – me vizion dhe projekt afatgjatë, duke u ngritur hap pas hapi”, ka shkruar Batatina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Leoni e ka hapur vitin 2026 të enjten me…