Cakolli: Sipas rezultatit aktual Nenad Rashiq hyn në Kuvend, Lista Serbe i merr vetëm 9 deputetë

02 janar 2026 | 13:19

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se bazuar në rezultatin aktual, Nenad Rashiq do të futet si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Cakolli ka thënë se situata është e ngjashme sikurse pas zgjedhjeve të shkurtit, kur Rashiq kishte arritur të fitonte një mandat dhe Lista Serbe do të ketë vetëm nëntë.

“Tani për tani, Rashiqi e ka një mandat, dhe praktikisht e ka të pamundur me e humbë”, ka thënë Cakolli për Express.

Nga numërimi i mbi 90 % të votave të përgjithshme, Nenad Rashiq, ka marrë 3 mijë e 609 vota.

Ndërkohë në rezultat ende s’janë të përfshira votat me postë, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka një interes afatgjatë për sulmuesin e Crystal…