Bylbyl Sokoli mbetet jashtë Kuvendit
Mungonte edhe në ndeshjet e klubit të cilin drejtonte vetëm e vetëm t’ia bëjë votat Albin Kurtit në parlament, por kjo sakrificë nuk i shpërblye Bylbyl Sokolit.
Më 26 tetor të vitit që iku, Bylbyli s’ishte i pranishëm në stolin e Drenicës kundër Llapit, meqë Kurti në Kuvend e propozonte kabinetin e ri qeveritar.
Ndërsa Vetëvendosja dështoi të marrë votat e mjaftueshme për Qeverinë Kurti 3 më 26 tetor, klubi i Bylbylit pësoi disfatë 4-3 ndaj Llapit.
Por, i tërë ky zell i Bylbylit shkoi huq meqë në zgjedhjet e dhjetorit nuk mori mbështetje. Kur janë numëruar mbi 97% e votave për deputetë, Bylbyli radhitet i 75-ti në listën e VV-së.
Trajner Bylbyli deri më tash ka marrë 13 mijë e 171 vota, larg nga vendi i 56-të që hyn në parlament, e që i ka mbi 16 mijë vota.



