Xhavit Haliti fiton mandatin e deputetit në radhët e PDK-së
Në Partinë Demokratike të Kosovës është zhvilluar një garë e fortë për mandatet e deputetëve. Megjithatë, numërimi i kutive të fundit ka sjellë ndryshime të rëndësishme në renditje. Xhavit Haliti, i cili në fillim nuk kishte qëndruar mirë me vota, ka arritur të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë një vend të sigurt në Kuvend, duke u renditur i 16-ti me gjithsej 22 mijë e 883 vota.
Haliti në zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë që nga paslufta, nuk kishte arritur të bëhej deputet. Ndërsa në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ai ka marrë mbi 6 mijë vota më shumë, duke rikthyer mandatin e tij parlamentar.
Partia Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje ka siguruar gjithsej 23 mandate deputetësh, prej të cilëve 16 janë meshkuj dhe 7 femra.
Renditja e kandidatëve të PDK-së sipas numrit të votave:
- Bedri Hamza – 153,467
- Arian Tahiri – 67,456
- Përparim Gruda – 61,909
- Uran Ismaili – 52,758
- Sala Jashari – 44,971
- Vlora Çitaku – 42,072
- Enver Hoxhaj – 37,188
- Arben Mustafa – 37,077
- Nait Hasani – 29,616
- Rrahman Rama – 27,279
- Kujtim Gashi – 26,071
- Eman Rrahmani – 25,945
- Ganimete Musliu – 25,393
- Elmi Reçica – 24,551
- Artan Behrami – 23,378
- Xhavit Haliti – 22,883
- Besa Kabashi Ramaj – 21,834
- Mergim Lushtaku – 21,651
- Ferat Shala – 20,923
- Bekim Haxhiu – 19,870
- Blerta Deliu Kodra – 19,028
- Ariana Musliu Shoshi – 18,756
- Arbnore Salihu – 17,102



