Përfundon numërimi i votave: Këta janë 56 kandidatët më të votuar të LV-së për deputetë

03 janar 2026 | 16:19

Ka përfunduar numërimi i votave për deputetë nga radhët e partive politike pas zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.

Sipas rezultateve përfundimtare, janë publikuar emrat e 56 kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilët kanë marrë mbështetjen më të madhe nga votuesit e kësaj partie.

Nga këta kandidatë, LVV në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të përfaqësohet me gjithsej 56 deputetë, prej të cilëve 35 burra dhe 21 gra, në përputhje me rezultatin zgjedhor dhe pa kuotën gjinore.

Emrat e kandidatëve fitues pritet të certifikohen nga organet përkatëse zgjedhore në ditët në vijim, pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në mënyrë domethënëse, Trump nuk falënderon Pentagonin apo CIA-n, por…