Ali Ahmeti sot ka ditëlindjen

04 janar 2026 | 13:16

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot feston ditëlindjen e tij të 67-të. Ai ka lindur më 4 janar të vitit 1959 në Zajas të Kërçovës.

Ali Ahmeti është një nga figurat më të njohura politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Para angazhimit të tij politik, Ahmeti ka qenë i përfshirë në lëvizjen kombëtare shqiptare dhe në organizimin e rezistencës së armatosur. Ai konsiderohet një nga figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më vonë ishte udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Maqedoni gjatë konfliktit të vitit 2001.

Pas përfundimit të konfliktit, Ali Ahmeti themeloi Bashkimin Demokratik për Integrim, parti që prej asaj kohe ka qenë faktor i rëndësishëm në jetën politike të vendit dhe në avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Kontributi i tij ka qenë vendimtar në proceset politike, në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe në përfaqësimin institucional të shqiptarëve.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Ali Ahmeti vazhdon të mbetet një figurë me ndikim në skenën politike dhe kombëtare shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Xhafer Gashi ka njoftuar se rezultati zgjedhor nuk ishte i…