Al-Hilal ‘dëbon’ Cristiano Ronaldon nga kreu i tabelës

05 janar 2026 | 10:56

Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi vazhdon formën perfekte në kampionat, duke regjistruar fitoren e nëntë radhazi. Skuadra nga Riadi triumfoi në udhëtim ndaj Damac me rezultatin 0-2, në një ndeshje të kontrolluar nga fillimi deri në fund.

Golat për Al-Hilal u realizuan nga Darwin Nunez dhe Marcos Leonardo. I pari gjeti rrjetën në pjesën e parë, ndërsa braziliani vulosi fitoren në pjesën e dytë të lojës.

Me këtë sukses, Al-Hilal ngjitet për herë të parë në krye të renditjes këtë sezon, duke grumbulluar 32 pikë pas 12 javësh kampionat. Në vendin e dytë mbetet Al-Nassr, vetëm një pikë më pak, çka e bën edhe më interesante garën për titull.

Rivaliteti mes dy skuadrave pritet të vazhdojë deri në javët e fundit të sezonit. Ndërkohë, Al-Nassr i Cristiano Ronaldos, pavarësisht një nisje shumë pozitive me 10 fitore radhazi, ka hasur vështirësi në dy ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar një humbje dhe një barazim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një mosmarrëveshje, një person në Prishtinë është rrahur nga…