Kuvendi Komunal i Gjakovës mban seancën e parë
Sot u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, e udhëhequr nga Kryesuesi Shefqet Shehu, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini. Në këtë mbledhje u bë betimi i katër anëtarëve të rinj të Kuvendit dhe u zgjodhën anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) si dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete.
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF):
– Shefqet Shehu (LDK) – Kryesues
– Nita Efendija-Brovina (AAK) – Anëtare
– Barbana Peja (AAK) – Anëtare
– Augustin Shala (AAK) – Anëtar
– Mimoza Shala (LVV) – Anëtare
– Ngadhnjim Dana (LVV) – Anëtar
– Edon Zeneli (PDK) – Anëtar
– Fjona Hyseni (LDK) – Anëtare
– Kosovar Alija (PSHDK) – Anëtar
Komiteti për Komunitete:
– Nikë Hiseni (AAK)
– Shqipe Daija-Fejza (LVV)
– Klara Nikollbibaj (PDK)
– Kujtim Golaj (LDK)
– Artan Berisha – Përfaqësues i komuniteteve
– Xhevat Rexha – Përfaqësues i komuniteteve
– Florijana Dana – Përfaqësuese e komuniteteve
– Ifeta Jakupi – Përfaqësuese e komuniteteve
– Emrah Cermiani – Përfaqësues i komuniteteve
Komuna e Gjakovës u uron suksese të gjithë anëtarëve në ushtrimin e përgjegjësive të tyre dhe shpreh përkushtimin për bashkëpunim e transparencë në shërbim të qytetarëve. Së bashku për një Gjakovë më të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse!.



