Osmani ndan foto me liderë botërorë, mes tyre edhe me Trumpin: Kur Kosova flet me dinjitet, bota dëgjon
08 janar 2026
| 11:31
Presidentja Vjosa Osmani ka postuar fotografi në “Facebook” me takimet që ka pasur me liderët botërorë, ndër ta edhe me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.
Osmani ka thënë se kur Kosova flet me dinjitet, bota dëgjon.
“Kur Kosova flet me dinjitet, bota dëgjon. Zëri i Kosovës po fuqizohet çdo ditë. Shpërndaje edhe ti, që ta dëgjojnë të gjithë”, ka shkruar Osmani mbi koleksionin e fotove të publikuar në “Facebook”.



