Turbullirat në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’, priten reduktime të furnizimit me ujë në Obiliq, Fushë-Kosovë dhe lagje të Prishtinës

08 janar 2026 | 13:06

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të me dije se për shkak të turbullirave të larta në kanalin “Ibër-Lepenc”, si pasojë e reshjeve të dendura, “ITU Shkabaj” është jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në Fushë-Kosovë,  Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë

KRU “Prishtina” ka njoftuar se zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.

Gjithashtu është bërë me dije se ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Me ‘ITU Albanik’ dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë…