Në mandatin 5-vjeçar të Osmanit, për herë të parë, ka valvuar flamuri i UÇK-së në oborrin e Presidencës

09 janar 2026 | 11:02

Sefer Isufi, këshilltar ushtarak i presidentes Vjosa Osmani, ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet se, përpara objektit të Presidencës, po valëvitet edhe flamuri i UÇK-së.

Ai ka shkruar në ‘Facebook’ se ky është një simbol i sakrificës për liri, i nderimit për dëshmorët dhe i shtetit që nuk harron rrënjët e veta.

“Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, në këtë mandat të Presidentes Vjosa Osmani, flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës. Një simbol i sakrificës për liri, i nderimit për dëshmorët dhe i shtetit që nuk harron rrënjët e veta”, ka shkruar Isufi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Dardan Sejdiu, ka deklaruar në Rubikon se Albin Kurti,…