Hamza: Ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në vlerat e PDK-së

09 janar 2026 | 12:50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës së tyre është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson.

“Numërimi i votave ka përfunduar. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 192,407 vota dhe është renditur e dyta. Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe. Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson. Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Ai ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku janë të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. “Faleminderit për besimin! Puna jonë vazhdon!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjetet sociale lidhur…