Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

11 janar 2026 | 09:14

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka paralajmëruar se ata që e shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për përfitime personale, duke përgatitur skenarë kundër partisë, do të përballen me pasoja si personalisht ashtu edhe familjarisht.

Ai e përshkroi këtë si një “rregull të pashkruar dhe të sigurt”, duke shtuar se, sipas tij, ata që tradhtojnë partinë herët apo vonë do të paguajnë për veprimet e tyre.

“Ata që e shfrytëzojnë LDK-në për përfitime personale, që ndreqin kurthe, që e tradhtojnë dhe që përgatisin skenarë kundër saj, nga fuqia e të madhit Zot, herët a vonë, do ta paguajnë, personalisht, kolektivisht apo edhe familjarisht. Ky është një rregull i pashkruar, po aq i sigurt sa fakti që një plus një bëjnë dy”, ka shkruar Xheladini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka hyrë në ditën e pestë të përmbytjeve, ku…