Liverpooli dëshiron Bellinghamin?

12 janar 2026 | 10:53

Liverpooli është gati të thyejë përsëri rekordin e transferimeve të klubit për të nënshkruar Jude Bellingham, sipas portalit spanjoll Fichajes.

Të  Kuqtë  thuhet se nuk do të kishin problem të paguanin 156 milionë funte (rreth 180 milionë euro) për mesfushorin anglez.

Ky do të ishte transferimi i dytë më i lartë në historinë e futbollit.

Transferimet më të mëdha në historinë e futbollit, sipas Transfermarkt:

  1. Neymar – 222 milionë euro (Barcelona – PSG)
  2. Kylian Mbappe – 180 milionë euro (Monaco – PSG)
  3. Ousmane Dembele – 148 milionë euro (Borussia Dortmund – Barcelona)
  4. Alexander Isak – 145 milionë euro (Newcastle – Liverpool)
  5. Philippe Coutinho – 135 milionë euro (Liverpool – Barcelona)

Nuk ka indikacione se Real Madridi është gati të marrë në konsideratë ofertat, por pesha e gjiganti nga Anfield mund të jetë gati të testojë vendosmërinë e tyre.

Një marrëveshje eventuale për Bellinghamin do të ishte historike për futbollin britanik, veçanërisht pasi Liverpooli pagoi rreth 148 milionë euro për Alexander Isakun në vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka dalë me një njoftim…