Prezantohet kabineti i ri qeverisës në Komunën e Vushtrrisë

12 janar 2026 | 11:15

Sot është mbajtur mbledhja e parë e qeverisjes komunale në Vushtrri, ku kryetari i komunës, Ferit Idrizi, ka prezantuar përbërjen e re të kabinetit qeverisës.

Kabineti i ri përbëhet nga një ekip profesionistësh dhe të përkushtuar, të cilët do të angazhohen për një qeverisje me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë në shërbim të qytetarëve. Kryetari Idrizi theksoi se mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha për zhvillimin e komunës.

Me këtë rast, u prezantuan edhe drejtorët dhe zyrtarët e rinj komunalë që do të udhëheqin sektorët përkatës gjatë katër viteve të ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher është takuar me…