Kuvendi Komunal i Malishevës formoi komitetet obligative

12 janar 2026 | 15:54

Kuvendi Komunës së Malishevës, në mbledhjen e parë urgjente të kryesuar nga Kryesuesi, Fatmir Ademaj në këtë seancën, ka miratuar vendimin për formimin e komiteteve obligative në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe rregulloren e punës së Kuvendit.

Me këtë vendim janë themeluar komitetet: Komiteti për Politikë dhe Financa, i cila në përbërje ka shtatë anëtarë si dhe Komiteti për Komunitete, ka pesë anëtarë, ndërsa për komitete të tjera funksionale sipas nevojës së Kuvendit.

Anëtarët e komiteteve u propozuan nga grupet e këshilltarëve dhe u miratuan me votë.

Kryesuesi i Kuvendit theksoi se formimi i komiteteve është hap i rëndësishëm për funksionimin demokratik të Kuvendit, rritjen e transparencës dhe shqyrtimin profesional të çështjeve që prekin qytetarët e komunës.

Komitetet pritet të nisin punën menjëherë, duke trajtuar temat prioritare për zhvillimin lokal, buxhetin, shërbimet publike dhe çështjet e komuniteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori me tipare sulmuese, Meriton Korenica duket se ende nuk…