KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë stërvitje të përbashkët sigurie

13 janar 2026 | 15:32

Ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.

Stërvitja, e quajtur “Shpata e Artë 2025” është  konfirmuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM). Sipas një njoftimi zyrtar, ushtrimi është fokusuar në ndërtimin e punës ekipore dhe koordinimin në situata sigurie.

“Siguria përmes punës ekipore – ushtarë shumëkombësh të KFOR-it u trajnuan me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës gjatë ushtrimit #GoldenSabre2025, duke rritur gatishmërinë për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, është thënë në njoftimin e EUCOM.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e ka bërë zyrtar nënshkrimin dhe regjistrimin e kontratës…