‘Termokos’-i njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së ‘Bllokut 1’, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar
13 janar 2026
| 15:55
Ndërmarrja Publike (NP) “Termokos” Sh.A., ka njoftuar konsumatorët se për shkak të rënies nga funksioni të “Bllokut 1” të Termocentralit “Kosova B”, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.
Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, “Blloku 1” pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.
“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP ‘Termokos’ kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, ka njoftuar “Termokos”-i.



