Mario Mitaj mes Premierligës dhe La Ligës

13 janar 2026 | 16:14

Një gjë është e sigurtë: Mario Mitaj do të largohet nga Al Ittihad dhe Arabia Saudite.

Por për t’u vendosur mbetet skuadra e ardhshme e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, që sipas zërave të mërkatos do të jetë në një prej ligave më të mëdha të Europës.

Pas konfirmimit nga ana e drejtorit sportive të klubit saudit, se në tavolinën e tij kishte oferta nga La Liga dhe Premier Liga, mediat në Spanjë dhe Angli kanë zbuluar kandidatët për të marrë shërbimet e 22 vjeçarit.

Ajo që shkruhet në mediat iberike është me të vërtetë e bujshme, pasi bëhet fjalë për Atletico Madrid.

Sipas tyre, skuadra e drejtuar nga Cholo Simeone interesohet për Mario Mitaj, që mbi të gjitha do të ishte një okazion në merkaton e janarit.

Klubi madrilen përfaqëson një skenë të madhe, por mbi vete mban edhe rrezikun e një rivaliteti të madh që ngushton ndjeshëm hapësirat në formacion, shkruan abcnews.

Një tjetër skenar zbulojnë mediat angleze. Sipas tyre, oferta nga Premier Liga për Mario Mitaj mban vulën e Sunderland, ku kapiten është Granit Xhaka.

Pavarësisht se nuk ka emrin e Atletico Madrid, skuadra e kampionatit anglez gjithashtu përfaqëson një “piazza” të rëndësishme për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi, që pas Greqisë, Rusisë dhe së fundmi Arabisë Saudite është gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka diskutuar rolin…