IKShPK-ja: Uji nga fabrika ‘Badoc’ nuk rekomandohet për pije deri në njoftimin e radhës
13 janar 2026
| 17:05
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar qytetarët se uji i prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc” aktualisht nuk është i rekomandueshëm për pije. Sipas institucionit, ky vendim vjen pas rritjes së vlerave të turbullirës në ujë, çka e bën atë të papërshtatshëm për konsum deri në stabilizimin e parametrave.
IKShPK-ja ka theksuar se situata po monitorohet vazhdimisht në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin përdorimin e ujit nga kjo fabrikë për pije derisa të jepet njoftimi i radhës për normalizimin e gjendjes.



