Irani akuzon Trumpin për nxitje dhune dhe destabilizim politik
Teherani ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump për nxitje të dhunës dhe destabilizim politik, ndërsa protestat hyjnë në javën e tretë.
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, i ka dërguar Këshillit të Sigurimit një letër ku paralajmëron për ndërhyrje të jashtme, raporton Aljazeera.
Protestat, të nxitura nga kriza ekonomike dhe izolimi ndërkombëtar, kanë shkaktuar mbi 2000 viktima mes forcave të sigurisë dhe qindra të plagosur. Qeveria iraniane fajëson ShBA-në dhe Izraelin për organizimin e dhunës.
Në reagime ndërkombëtare, senatorë amerikanë dhe princi iranian në ekzil Reza Pahlavi kanë bërë thirrje për mbështetje të protestuesve dhe për ndryshim të regjimit. Ndërsa interneti mbetet i bllokuar për mbi 132 orë, OKB-ja konfirmon se stafi i saj është i sigurt.
Ekspertët paralajmërojnë se presioni ekonomik dhe kërcënimet e ShBA-së rrezikojnë stabilitetin e Iranit dhe sigurinë në rajon.



