Seanca e radhës në rastin ‘Banjska’ mbahet më 16 janar

14 janar 2026 | 12:36

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se seanca e radhës gjyqësore në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar 2026, ashtu siç ka qenë e caktuar paraprakisht.

Kështu ka konfirmuar për “tëvë1.info” zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila ka treguar se seanca pritet të fillojë në ora 09:30.

“Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, seanca gjyqësore mbahet ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ata janë në kërkim të Interpolit e presion ndaj Serbisë, që ajo t’ia dorëzojë Milan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë drejtësisë së Republikës së Kosovës është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me…