Ismaili viziton Veselin në Hagë: Duke bërë përgatitjet e fundit për lirinë e çlirimtarëve, besimi në drejtësi mbetet i palëkundur
14 janar 2026
| 16:42
Uran Ismaili, ka vizituar ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin në Hagë.
Ismaili ka thënë se as kjo padrejtësi ndaj historisë së Kosovës, nuk e zbeh dinjitetin e atyre që shërbyen për lirinë e vendit.
“Në Hagë, vizitë Kadri Veselit. Me ekipin mbrojtës të tij, duke bërë përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve tanë. As kjo padrejtësi e fundit ndaj historisë sonë nuk e zbeh dinjitetin e atyre që i shërbyen lirisë së Kosovës. Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur, ashtu si qëndresa për të vërtetën”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.



