Kurti takohet me Walkerin, ja për çfarë biseduan

14 janar 2026 | 17:07

Në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur të mërkurën në takim ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpunëtorë.

Gjatë një bisede të përzemërt, kryeministri është shprehur se është gjithmonë i lumtur ta mirëpresë dhe ta takojë ambasadorin Walker, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për rolin historik që ai ka pasur për popullin e Kosovës në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, për miqësinë e çmuar që vazhdon dhe për angazhimin e tij të pareshtur në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.

“Bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, e cila do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë. Ambasadori Walker falënderoi për takimin dhe bisedën, dhe e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025”, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka dalë me njoftim…