Osmani për Walkerin: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi
14 janar 2026
| 19:33
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadorin William Walker.
Në një postim publik, Osmani theksoi se takimi u zhvillua si çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke vlerësuar rolin vendimtar të Walkerit në mbrojtjen e së vërtetës në një nga periudhat më të errëta për Kosovën.
Presidentja ka shtuar se mirënjohja ndaj Walkerit është e përjetshme, njësoj si obligimi institucional dhe moral që e vërteta e Masakrës së Reçakut të mos harrohet kurrë.



