“Shtëpia e Bardhë” pyet Groenlandën: Mes ShBA-së dhe Rusisë me Kinën, cilën anë do të zgjedhësh?

15 janar 2026 | 08:07

Një postim i publikuar nga Shtëpia e Bardhë ka rikthyer në qendër të vëmendjes skenarin e shumëpërfolur të së ardhmes së Groenlandës. Mesazhi, i shpërndarë në rrjetet sociale, është interpretuar si një sinjal politik që shkon përtej deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump mbi interesin e ShBA-së për territorin danez.

Postimi ka nxitur reagime dhe debate, pasi vendos përballë një zgjedhjeje simbolike 57 mijë banorët e Groenlandës. Në një ilustrim, që dyshohet se është krijuar me inteligjencë artificiale, paraqiten dy slitë qensh përballë një udhëkryqi.

Njëra rrugë të çon drejt Shtëpisë së Bardhë dhe “diellit”, ndërsa tjetra drejt një stuhie që simbolizon Kinën dhe Rusinë, dy vende që sipas Trump përbëjnë kërcënim për Groenlandën. Mesazhi shoqërohet me pyetjen e drejtpërdrejtë: “Groenlandez, cilën rrugë do të zgjedhësh?”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së kanë arritur një nivel të…