Abdixhiku: Drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet

15 janar 2026 | 10:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, bashkë me strukturat e kësaj partie, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, për të kujtuar 45 viktimat e   masakruara 27 vjet më parë nga forcat paramilitare serbe.

Abdixhiku ka thënë se kjo masakër kishte qenë një tronditje edhe ndërkombëtare, duke shtuar se të rënët për lirinë e vendit do të kujtohen e nuk do të harrohen asnjëherë.

Më tutje, ai ka thënë se drejtësia për Reçakun do të kërkohet gjithmonë.

“Sot shënojnë dhe njëkohësisht nderojmë viktimat e masakrës së Reçakut një nga ngjarjet më tragjike të kontinentit të Evropës, së historisë moderne të Evropës. Në mëngjesin e hershëm, të 15 janarit 45 civilë burra gra, të rinj e të reja, fëmijë e të moshuar u masakruan nga forcat paramilitare serbe duke dhënë kështu një tronditje jo veç në Kosovë por edhe një tronditje ndërkombëtare e cila u dokumentua si krim njerëzor nga institucione dhe në atë kohë nga ambasadori Walker. Në këtë ditë kujtojmë dhe shënojmë jo vetëm viktimat por edhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe për çlirim, për të drejtën për të jetuar të liri me dinjitet në republikën tonë dhe në shtetin tonë. Lavdi të rënëve për këtë liri, lavdi viktimave të Reçakut. Reçaku nuk harrohet, drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, homazhe te varrezat e…