Supremja refuzon ankesën e PDK-së
Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së të cilën e kishte paraqitur kundër vendimit të PZAP-it.
PDK-ja kishte kërkuar që të anulojë të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29 dhjetor dhe t’i përjashtojë ato nga numërimi.
“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë. Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës. Gjykata Supreme vlerëson se afatet ligjore janë garanci për palën ankuese dhe detyrim për organet përgjegjëse për shqyrtimin e ankesave brenda afatit kohor, ndërsa veçanërisht afatshmëria e ankesave në procesin zgjedhor është jetike për t’u përmbyllur si i tillë dhe të mos ketë prolongime kohore”, ka njoftuar Supremja.



