Liderët e shtetit nderojnë viktimat e Reçakut
15 janar 2026
| 11:59
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Homazhet janë mbajtur në nderim të 45 viktimave që u masakruan 27 vjet më parë nga forcat paramilitare serbe, një ngjarje që tronditi gjithë botën dhe u bë e njohur përmes zërit të mikut të madh të Kosovës, ambasadorit William Walker.
Bashkë me ta ishte edhe vetë ambasadori Walker, i cili si çdo vit tjetër, ka nderuar shqiptarët e masakruar në Reçak.



