Shtyhet përsëri derbi River Plate – Boca Juniors

25 nëntor 2018 | 20:06

Pas kërkesës së Boca Juniors për shtyrjen e ndeshjes, presidenti i Conmebol ka konfirmuar se finalja do të shtyhet përsëri, por pa dhënë një datë se kur do të zhvillohet.

Autobusi i ekipit Boca Juniors është sulmuar nga tifozët kundërshtarë gjatë rrugës për në stadiumin Monumental.

Kjo ka qenë kërkesa e Boca-s: “Club Atletico Boca Juniors ka bërë një kërkesë formale drejt Conmebol ditën e diel për të shtyrë ndeshjen e kthimit të finales së Copa Libertadores”, shkruan klubi nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Pas dhunës së treguar rrugës për në stadium dhe pasi kemi shqyrtuar magnitudën dhe seriozitetin e tyre, Boca mendon se kushtet për të luajtur ndeshjen nuk janë përmbushur dhe prandaj kërkon që sfida të pezullohet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani e ka lëshuar fitore nga duart në ndeshjen ndaj…