KB Peja ndahet me trajnerin amerikan

16 janar 2026 | 15:41

GO+ Peja ka njoftuar të premten për largimin e trajnerit Greg Gibson.

Trajneri amerikan e lë GO+ Pejën në vendin e tretë me 23 pikë, pas tetë fitoreve e shtatë humbjeve.

GO+ Peja të enjten mbrëma u mposht 98:61 nga Trepça dhe ishte humbja e tretë rresht për klubin pejan.

“GO+ Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson. E falënderojmë trajnerin Gibson për kontribuin e tij këto 6 muaj, duke i uruar suksese në etapat e ardhshme të karrierës”, ka shkruar GO+ Peja në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marrë…