Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
16 janar 2026
| 15:47
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në çështjen Thaçi dhe të tjerët ia ka vazhduar paraburgimin edhe për nga dy muaj, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Përmes një njoftimi kjo gjykatë ka bërë me dije se në rastin në fjalë “trupi gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”.
Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit është lëshuar në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt.



