Qëndroi jashtë për shtatë muaj shkaku i një dëmtimi të rëndë, Musiala gati të kthehet

16 janar 2026 | 16:04

Ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala, i cili ka qenë jashtë fushave për shtatë muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë, mund të luajë në ndeshjen e së shtunës në ligë kundër RB Leipzig, ka konfirmuar trajneri Vincent Kompany.

Musiala u lëndua në korrik të vitit të kaluar gjatë Kupës së Botës për Klube, kur theu fibulën dhe dëmtoi ligamentet në kyçin e këmbës së majtë në një përplasje me portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma.

“Nëse gjithçka shkon mirë sot, Musiala do të jetë me ne. Nuk pres që ai të jetë një lojtar dominues menjëherë, por të integrohet ngadalë në ekip dhe në një moment të jetë 100 për qind i gatshëm”.

“Kur rikthehesh pas një pushimi të gjatë, i vlerëson gjërat më shumë se më parë. Shoh shumë energji pozitive te Musiala pasi del nga tuneli i errët”, ka thënë Kompany.

Bayerni dominon edhe pa të

Musiala shënoi 21 gola dhe dha tetë asistime për Bayernin sezonin e kaluar.

Por, pavarësisht mungesës së tij, kampionët gjermanë po dominojnë Bundesligën, duke fituar 15 nga 17 ndeshjet e tyre me një diferencë mbresëlënëse golash prej 66:13. Borussia Dortmund, e vendit të dytë, është 11 pikë pas Bayernit.

Kthimi i tij do të thotë shumë edhe për ekipin kombëtar gjerman. Musiala ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë po aq asistime në 40 paraqitje për ekipin kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), u…