Rinumërimi i votave, reagon ashpër Anton Quni: Më është njollosur personaliteti dhe karriera
18 janar 2026
| 12:31
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pasi rinumërimi i votave ka nxjerrë në pah parregullësi dhe prekje të votave për disa kandidatë.
Qunit pas rinumërimit i janë hequr mbi 400 vota, ka thënë se çdo rritje e votave në emrin e tij është bërë pa deshjen dhe dijeninë e tij.
Ai thotë se nuk ka kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve.



