KQZ-ja vendos: Rinumërim të votave në të gjithë Kosovën
19 janar 2026
| 13:47
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të rinumërohen të gjitha votat nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Rinumërimi është mbështetur përfaqësuesit e të gjitha partive politike të përfaqësuara në KQZ.
Ky vendim është marrë pas rinumërimit në disa komuna ku janë vërejtur lëshime të mëdha në disa komuna, veçmas në Prizren, ku disa kandidatëve u janë shtuar votat dhe disa të tjerëve u janë hequr.
Gjithashtu, KQZ-ja ka vendosur të ndërpritet mandati i përfaqësuesve të partive politike në Prizren.



