Ylli i Chelsea gjithnjë e më pranë Real Madridit
19 janar 2026
| 13:52
Real Madridi ka intensifikuar interesimin për mesfushorin e Chelsea, Enzo Fernandez.
Sipas mediave spanjolle dhe angleze, klubi londinez nuk e konsideron më të paprekshëm lojtarin dhe është i hapur për negociata në afatin kalimtar veror.
Chelsea kërkon një shifër shumë të lartë për 25-vjeçarin, pasi në vitin 2023 pagoi mbi 120 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica.
Megjithatë, e ardhmja e Enzos në Stamford Bridge mbetet e paqartë dhe Real Madridi po e monitoron nga afër situatën.



