Gjendja e renduar energjetike, Deda: KOSTT-i duhet ta tregojë orarin e reduktimeve
20 janar 2026
| 11:15
Analisti Ilir Deda ka komentuar gjendjen e renduar energjetike në vend.
Ai ka bërë me dije se KOSTT duhet të tregojë për gjenden e reduktimeve në vend.
“KOSTT lirisht mundet me i thjeshtuar komunikatat, në vend të ‘nominimeve të KESCO’ vetëm na tregoni orarin e reduktimeve, sa me sa – sa orë do të ketë rrymë dhe sa orë s’do të ketë rrymë”, ka shkruar Deda në “Facebook”.



