Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm

21 janar 2026 | 11:12

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar i pafajshëm për akuzat se i fshehu mbi 172 mijë euro në deklarimin e pasurisë.

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Shpend Ahmeti është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Dren Paca, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Leon Përlaska njoftoi Ahmetin dhe mbrojtësit e tij, avokatët Bajram Dili dhe Arbër Istrefi, se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Fillimisht, mbrojtësi i Ahmetit, avokati Arbër Istrefi tha se shkresat e lëndës i kanë pranuar por jo edhe aktakuzën. Më pas, ai e pranoi aktakuzën nga gjykatësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I fishkëllyer nga tifozët e tij në “Bernabeu” dhe duke…