Veprimtari Sali Bislimi viziton Jakup Krasniqin në Hagë, ndan momente nga biseda e tyre
Veprimtari Sali Bislimi ka zhvilluar një vizitë disaorëshe në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku është takuar me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.
Sipas Bislimit, takimi me Jakup Krasniqin ka zgjatur rreth tri orë e gjysmë dhe është zhvilluar në një atmosferë emocionesh të forta, krenarie dhe dhimbjeje për vitet e humbura, të cilat ai i cilëson si padrejtësi.
Ai e përshkruan Krasniqin si një personalitet të qëndrueshëm, të arsyeshëm dhe të ekuilibruar në vlerësimet e tij për zhvillimet aktuale politike, shkruan Epoka e re.
Postimi i plotë i tij:
Vizitë tek gjigantët e historisë së Kosovës
Do të fiton drejtësia jo tirania.
3 orë e gjysmë përballë bacit Jakup Krasniqi në burgun famëkeq të Hagës. Baci Jakup një kalibër i papërsëritshëm patriotik i vendin tonë.
Presidenti Thaçi në sanksione akoma për vizita.
Me një histori përmbledhëse, në të gjitha sfidat e jetës së tij.
Bisedën e patëm me plotë emocion, krenari, dhimbje, me të gjitha këto vite të humbura për një padrejtësi.
Shtetin të cilin e krijuam nuk na respektoj, është një dhimbje, si një herë nuk ndodhi që dikush nga ta t’i vizitojë familjet tona.
I ekuilibruar dhe i arsyeshëm mbi politiken aktuale, një Dardan autentik i cili edhe falë gabimet e atyre që nuk dinë dhe nuk duan t’i nderojnë etërit e shtetit të tyre.
Gjithmonë jam kanë në burgje hetimore, ato burgjet e Serbisë ma kanë marrë jetën në moshën me të mirë, por e kam ditë pse jam në burg, doja të çlirojë një pjesë të Shqipërisë, e arritëm me gjithë çmimin e lartë që paguam, por këtë të Hagës nuk e merituam.
Baci Jakup, kjo gjykatë politike do të përfundon shpejt, ata që dëshmuan ishin të përpunuar nga UDBA serbe, shumica ishin për të fituar azil dhe leje qëndrime në Europe.
Baci Jakup, ta kam pru vetëm një simbol të Kishës së Laçit Shna Ndou (Saint Anthony) aty ku luten dhe ndihmohen shqiptarët, unë aty jam lutë për ty që të bëhesh 120 vjet, edhe për të gjithë në bazilikën Shen Pjetër në Vatikan.
Baci Jakup kishte marrë me vete një qese me mandarina, molla, çokollatë të zezë, ujë dhe coca zëro. I hëngrëm bashkë, një burrë i urtë me kaq shpirt të madh, kështu ishin patriotët e Kosovës pa të cilët nuk kishte ardhur liria.
Takova edhe Calin aty brenda kishte familjen e vet në vizite, u përshëndetem dhe ndamë momente shprese, duke uruar që kësaj pranvere të gjithë të na kthehen në Kosovë.
Lotët e familjes së Calit kur u përshëndetem mu gravuan në zemër. Ah Kosovë.
Djali i tij, Skifteri na bëri një foto kujtimi.
Unë nuk po kthehem po vazhdoj misionin.
Pa drejtësi nuk ka paqe në atdheun tim!!!



