Trumpi heq dorë nga taksat rreth Grenlandës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk do t’u vendosë taksa të reja disa shteteve evropiane, që ishin planifikuar për t’u zbatuar nga 1 shkurti.
Përmes një shkrimi në rrjetin “Truth Social”, ai tha se, duke u mbështetur në “një takim shumë prodkutiv” me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ata “e kanë formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme sa i përket Grenlandës”, raporton televizioni BBC.
“Kjo zgjidhje, nëse përfundohet, do të jetë e mrekullueshme për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha vendet e NATO-s”, shtoi presidenti amerikan.
“Duke u mbështetur mbi këtë mirëkuptim, unë nuk do t’i vendos taksat që ishin caktuar për të hyrë në fuqi më 1 shkurt. Diskutime shtesë janë duke u mbajtur në lidhje me Kupolën e Artë, pasi ajo lidhet me Grenlandën” – tha më tej Trumpi.
“Të dhëna të mëtejme do të bëhen të qassshme me përparimin e diskutimeve. Nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, emisari i posaçëm Steve Witkoff dhe të tjerë, sipas nevojë, do të jenë përgjegjës për bisedimet – Ata do të më raportojnë drejtpërdrejt mua. Falemindërit për vëmendjen tuaj në këtë çështje” – shkroi ai në fund.



