Europa League vjen me 18 ndeshje sonte, vëmendja te futbollistët shqiptarë

22 janar 2026 | 10:52

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare në Europa league. Plot 36 ekipe do të përplasin “brirët” mes tyre për fitoren në këtë turne.

18 ndeshje mjaft të luftuara do të luhen në dy orare të ndryshme, ku në fushë do të zbresin edhe 2 futbollistë të Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Arbër Hoxhën dhe Nedim Bajramin.

I pari me Dinamon e tij do të presë në shtëpi skuadrën e FCSB, duel që do të startojë në orën 21:00. Paralelisht do të luajë edhe Rangers i Nedim Bajramit, të cilët do të presin në shtëpi ekipin e Ludogorets.

Baseli e Xherdan Shaqiri, synojnë fitore ndaj RB Salzburgut në Austri.

Nëse humb, klubi “helvetik” rrezikon play-offin, por nëse fiton shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe ngritët lartë në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar masën e paraburgimit…