Donika Kadaj-Bujupi: Osmani po e afirmon Kosovën si kontribuese të denjë të paqes

22 janar 2026 | 12:26

Këshilltarja politike e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar në rrjetet sociale pas nënshkrimit të dokumentit të Bordit të Paqes në Davos, ku presidentja Osmani ishte njëra nga nënshkrueset e këtij dokumenti.

Kadaj-Bujupi ka thënë se Osmani, me maturi shtetërore dhe vizion afatgjatë, mishëron rolin e saj udhëheqës ndërsa Republika e Kosovës afirmohet si kontribuese e denjë në ndërtimin e paqes.

“Presidentja Vjosa Osmani, me maturi shtetërore dhe vizion afatgjatë, mishëron rolin e saj udhëheqës ndërsa Republika e Kosovës afirmohet si kontribuese e denjë në ndërtimin e paqes, duke u rreshtuar me dinjitet në anën e vlerave universale dhe të rendit ndërkombëtar”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur puthja…