Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, bisedojnë për zhvillimet politike

22 janar 2026 | 16:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të me dije se ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin siç tha, diskutuan zhvillimet politike, sfidat aktuale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Haradinaj është shprehur se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“I urova ambasadorit Blaj mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…