Të dielën zhvillohet Superkupa e Kosovës

23 janar 2026 | 13:54

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, të dielën ndeshen në kuadër të Superkupës së Kosovës, ndeshje kjo që do të luhet në Antalya të Turqisë.

Sikurse u bë “modë” vitet e fundit, skuadrat e Kosovës po zhvillojnë ndeshjen e finales së Superkupës në bregdetin e ngrohtë turk në janar.

Për shkak se të dyja skuadrat finaliste janë duke i zhvilluar përgatitjet në Antalya, ndeshja e Superkupës së Kosovës do të zhvillohet në stadiumin e hotelit “Mardan Palace”, me fillim nga ora 12:30 sipas kohës lokale në Kosovë).

Në stinorin e kaluar Superkupa i kishte takuar Ballkanit pa luajtur ndeshje, pasi që suharekasit kishin fituar edhe titullin edhe Kupën në Kosovë.
Drita, Superkupën e fundit e ka fituar në vitin 2018, kurse Prishtina më 2023.

Vendimi që Superkupa e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës të zhvillohet në Turqi si zakonisht ka ngjallur reagime në opinionin sportiv, sidomos te tifozët që e kanë të pamundur udhëtimin për arsye financiare.

Kjo ka hapur dilema nëse Federata e Futbollit e Kosovës, apo vetë klubet kanë bërë zgjedhjen e duhur, pasi një garë e rëndësishme e futbollit të Kosovës, po largohet nga publiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari,…