Njëri nga komisionarët e pranon para prokurorisë se pati marrëveshje për ryshfet, Kryeziu tregon detaje
23 janar 2026
| 16:23
Pas përfundimit të aksionit të sotëm për dallavere me vota në Prizren, i cili ka rezultuar me 109 të arrestuar, Prokuroria Themelore ka zbuluar edhe raste të përfshirjes në veprën penale “dhënie e marrje të ryshfetit”.
Kështu ka bërë me dije kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu, përmes një konference për medie.
“Pjesa me dhënie e marrje të ryshfetit është zbuluar sot prej një prej komisionerëve ka vendosur të bashkëpunojë me Prokurorinë. Ata që janë të dyshuar, mund të marrin dhe cilësinë e dëshmitarëve bashkëpunëtorë”, ka thënë Kryeziu.



