Zelensky për takimet negociatore Rusi-Ukrainë-ShBA: Palët ranë dakord

25 janar 2026 | 08:13

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar përfundimin e takimeve të delegacionit ukrainas në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e cilësuar këtë si një format të ri dhe konstruktiv.

Ai theksoi se palët ranë dakord të koordinojnë hapat e mëtejshëm dhe të raportojnë në kryeqytetet përkatëse.

Zelensky shtoi se, nëse vullneti për avancim është i pranishëm, mund të zhvillohen takime të tjera, mundësisht që javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shën Tereza më 25 janar 1980 nderohet me çmimin më…