Aksion në ‘Eko Regjioni’ në Prizren, Prokuroria Speciale arreston dy persona të dyshuar

26 janar 2026 | 10:33

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në mëngjes janë arrestuar dy të dyshuar për keqpërdorim në prokurorim publik, A.G dhe R.Z.

Sipas prokurorisë, A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik”.

Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat.

“Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, prokuroria ka bërë me dije  se në mesin e provave janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike “AK-47” si dhe para të gatshme.

Mund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinjali mëson ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit për keqpërdorimin…