Rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë po bëhet me tri korsi
15 tetor 2026
| 19:29
Fushë Kosovë, vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës “Hajrullah Zymi”
Në rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës nga dy në tri korsi.
Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se kjo ndërhyrje infrastrukturore synon të përmirësojë qarkullimin e automjeteve, të lehtësojë trafikun dhe të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Komuna e Fushë Kosovës po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore, me qëllim të përmirësimit të kushteve të qarkullimit dhe krijimit të lehtësirave më të mëdha për qytetarët.



