Katër trajnerët që mund ta marrin drejtimin e Liverpoolit nëse shkarkohet Slot
26 janar 2026
| 10:48
E ardhmja e Arne Slot te Liverpooli po vihet në pikëpyetje pas rënies së fortë të rezultateve. “The Reds” kanë vetëm pesë fitore në 18 ndeshjet e fundit të Premierligë dhe renditen në vendin e gjashtë, duke rrezikuar Top 4, pavarësisht paraqitjeve pozitive në Ligën e Kampionëve.
Nëse drejtuesit vendosin për shkarkim, disa emra të mëdhenj përmenden si zëvendësues të mundshëm.
Jurgen Klopp mbetet opsioni më emocional, me gjermanin që ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit.
Xabi Alonso shihet si kandidat serioz për shkak të suksesit si trajner dhe lidhjes së fortë me klubin.
Steven Gerrard përmendet si alternativë e përkohshme, ndërsa Ange Postecoglou mbetet një opsion më i largët.
Java në vijim mund të jetë vendimtare për fatin e Slot në Anfield.



